Transmetuar më 17-11-2019, 23:36

Federata Shqiptare e Futbollit ftoi shumë personazhe dhe emra të njohur mbrëmjen e sotme në inaugurimin e stadiumit të ri.

Por mesa duket një biletë e ka harruar për gazetarin dhe komentatorin, Kosta Grillo.

Në një reagim në rrjetet sociale, Grillo shprehet i indinjuar për një mungesë ftese.

"Miqtë e mi, meqenëse kam komentuar më tepër se cilido komentator kombëtaren, e prisja një ftesë. Qorrat e FSHF e fshinë emrin tim" – shkruan Grillo.

Stadiumi i ri nuk solli fat te Kombëtarja kuqezi.

Kjo pasi Shqipëria u mund me rezultatin 2-0 nga Franca në ndeshjen e fundit të vlefshme për eliminatoret e "Euro 2020"./a.k/noa.al/