Transmetuar më 18-11-2019, 07:59

Duket se familja Xhaka e ka nisur mbarë këtë vit, pasi pas Granit Xhakës i cili u bë me vajzë, edhe Taulant Xhaka do të bëhet baba.

Lajmin e ka bërë të ditur e fejuara e tij Arbnora, me anë të një fotografire.

Bëhet fjalë për një fotografi ku tregon barkun e rrumbullakosur me dy çorape të vogla ku shkruhet “E dua mamin, e dua babin”.

Nuk dihet ende gjinia e vogëlushit, por vihet re se Arbnora ndodhet në mesin e shtatzënisë.

Taulanti i propozoi për martesë të fejuarës së tij gjatë verës, por me sa duket dasma do të presë edhe ca. /a.y/noa.al/