Transmetuar më 18-11-2019, 08:29

Një djalë vetëm 16 vjeç, Daniele Burelli, gjeti vdekjen në Friuli të Italisë, pasi humbi kontrollin ndaj makinës që i kishte marrë të ëmës pa leje.

Makina u përmbys pasi u përplas me disa shtylla ndriçimi, ndërsa bashkë me të ishin edhe shtatë bashkëmoshatarë të tij, që të gjithë të plagosur, por jashtë rrezikut.

Daniele u bllokua mes llamarinave dhe kjo bëri që të gjejë vdekjen në vend.

Para përplasjes të miturtit kishin publikuar një video në Instagram, ku shiheshin duke qeshur dhe bërë shaka teksa thoshin, “Jemi tetë vetë, në një makinë me pesë vende”.

Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë orës 02.00 të mëngjesit të kësaj të diele, kur të rinjtë po udhëtonin me një makinë tip ‘Opel Corsa’, shkruan noa.al.

Prindërit e tij të shokuar shkruajnë në profilin në rrjetin social të djalit, “Mos bëni të njëjtin gabim si ai, mos rrezikoni jetën tuaj për budallallëqe… jetojeni”. /a.y/noa.al/