Transmetuar më 18-11-2019, 08:28

Nuk ka asnjë intervistë televizive që Eranda Libohova të mos pyetet për jetën e saj private dhe sa më shumë hermetike tregohet, aq më shumë shton kureshtjen e fansave të saj.

Në një intervistë aspak të zakonshme të realizuar në një kopsht të paqtë në “E Diell”, Eranda, e ulur në një kolovajzë me Tekilën (qenin e saj), iu përgjigj një për një thumbave të Ervinit për jetën private.

Së pari, këngëtarja sqaroi deklaratën e para disa muajve që sipas portaleve ajo kishte qarë për një dashuri të para 22 viteve, sepse i ishte dashur të largohej në SHBA.

“Titulli s’kishte lidhje me lajmin. Kur kalon koha, njeriu është dhe më i ftohtë emocionalisht dhe i tregon gjërat më kollaj”,- rrëfeu ajo duke konfirmuar se, megjithatë, ajo ishte një histori e vërtetë.

Mirë dashuria e para 22 viteve është harruar, po çfarë kërkon Eranda nga një dashuri aktuale, duke qenë se është e pavarur ekonomikisht, ka një shtëpi të sajën dhe është e afirmuar nga ana e karrierës?

“Po pres njeriun e mirë, pra”, – tha me të qeshur këngëtarja, madje foli edhe për fustanin e bardhë, atë idealin, sipas shijeve të saj të sofistikuara:

“Do doja të ishte një tubino, pra një fustan i ngjitur pas trupit, poshtë gjurit, që edhe t`i tregojmë pak këmbët”./b.l/noa.al/