Transmetuar më 18-11-2019, 09:05

Humbja e artistit shqiptar Dr Flori para 5 vitesh la një dhembje të madhe tek publiku por mbi të gjitha tek bashkëshortja, fëmijët dhe miqtë e tij.

Ata nuk kanë reshtur së kujtuari këngëtarin, ndërsa një prej miqve të tij më të mirë, Landi Hysi, na ka prekur zemrat mëngjesin e sotëm me dedikimin kushtuar Florit.

Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi ‘West Side Family’ ka bërë ndër vite, Landi ka shpalosur të gjitha emocionet e tij.

“Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje.

E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori”,-ishte ky postimi origjinal dhe tejet i veçantë kushtuar Dr Florit./b.l/noa.al/