Transmetuar më 18-11-2019, 11:30

Ditën e sotme këngëtarja Rezarta Shkurta feston ditëlindjen dhe duket se e ka nisur me surprizën më të bukur.

E bija Hera i ka bërë dhuratë të ëmës një buqetë me lule.

Ndërsa në kartolinën që e shoqëronte shkruante me dorën e saj “Mami gëzuar ditëlindjen”.

Teksa publikon këtë foto, Rezi shkruan, “Bebes time nuk iu durua deri nesër. Me shkrimin e dorës së vockël nuk paska dhuratë më të shtrenjtë”.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe një foto e përqafuar me të shoqin Ermal Hoxha, për të cilin thotë se me zor po pret orën 12.00 për të marrë dhuratën e tij. /a.y/noa.al