Transmetuar më 18-11-2019, 11:46
Foto ilustruese
Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes së një makine me murin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Thumanë- Fushë Krujë, pranë vendit të njohur si Kthesa e Gjelit.
Automjeti tip "Mitsubishi" me të cilin udhëtonin tre persona është përplasur me një makinë anës rrugës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat që udhëtonin me të, drejtuesi i mjetit Festim Dika si dhe dy pasagjeret Hajrie Dika dhe Klementina Mesi.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre. /a.y/noa.al