Transmetuar më 18-11-2019, 12:37
Së paku katër persona kanë gjetur vdekjen dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Fresno të California, mbrëmjen e kësaj të diele.
Gjithçka teksa një person i armatosur hyri në kopshtin e një shtëpie ku po mbahej
një festë private dhe hapi zjarr tek të pranishmit, të cilët po shikonin bashkë një ndeshje futbolli.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi dhe as se kush është agresori.
Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al