Transmetuar më 18-11-2019, 14:16

Fsheh për muaj me radhë identitetin e babait të fëmijës së saj, pasi kishte frikë që të denonconte përdhunuesin e saj.

Një vajzë adoleshente, pasi u ndje keq, shkoi në spital, ku dhe zbuloi se ishte 23-javëshe shtatzënë. Gjatë gjithë kohës nuk e tregoi se kush ishte babai i fëmijës deri në momentin e lindjes, kur vogëlushit iu bë testi i ADN-së.

Nga analiza u zbulua se babai i fëmijës ishte 37-vjeçari Quaser Abas, i cili u arrestua për përdhunim.

Pas zbulimit të vërtetës, vajza angleze nga Hambersite, tregoi se ishte përdhunuar, por tha para hetuesve se kishte heshtur nga frika se çfarë mund ti bënte përdhunuesi i saj.

“Nuk doja fëmijë në atë moshë, nuk doja që të ndodhte kështu. Kisha frikë që t’ia thosha mamit. Kur zbulova se isha shtatzënë, u shokova dhe frikësova”, tha e reja.

Në fund adoleshentja vendosi që ta mbante foshnjën dhe është e lumtur për vogëlushin, por pa hequr dorë nga drejtësia. Përdhunuesi i saj u shpall fajtor të enjten e lënë pas dhe u dënua me 12 vite burg, pas abuzimit seksual të ndodhur gjatë vitit 2018.

E tronditur për atë që ndodhi, nëna e vajzës, tha se për muaj me radhë nuk kishte dyshuar asgjë, deri kur doli në dritë e vërteta. /a.y/noa.al