Transmetuar më 18-11-2019, 15:16
Foto ilustruese

Policia e Vlorës thotë se ka zbardhur një ngjarje të ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku gjatë një konflikti për përplasje të mjeteve mbeti i plagosur më armë zjarri një person.

Mbrëmjen e kaluar, në spitalin e Vlorës ka shkuar i plagosur me armë zjarri Engli Nake, 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Policia ka hetuar për zbardhjen e ngjarjes dhe ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet ‘Volskwagen Golf’, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y., dhe Xh. T., dhe ‘Alfa Romeo’, me drejtues  Miri Tefai dhe pasagjerë Sajdi Qarri dhe Engli Nake.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga tre personat me ‘Volskwagen Golf’ dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti.

Për pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se Miri Tefai, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij Engli Nake, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës.

Lidhu me këtë ngjarje nën akuzën e veprave penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, u arrestuan Miri Tefai, 41 vjeç, banues në Vlorë, Sajdi Qarri, 20 vjeç dhe Engli Nake, 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim krimi” E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, roje pranë karburantit ku ndodhi përplasja.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al