Transmetuar më 18-11-2019, 16:51

Pesë anëtarë të një familje në San Diego, SHBA, u vranë nga kryefamiljari.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasi babai qëlloi gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre para se ta kthente armën e të vriste edhe veten, tha policia.

Besohet se burri nuk donte divorcin dhe ishte i alkoolizuar. Ai kishte paralajmëruar se do të vriste veten, në një rast të tillë, por jo gruan, e tre fëmijë të mitur.

Një fëmijë i katërt, i cili gjithashtu u qëllua, iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe është në gjendje kritike, tha nënkoloneli i policisë së San Diego, Matt Dobbs, në një konferencë për shtyp.

Kur oficerët e policisë arritën në shtëpi, ata panë në dritare një fëmijë të vogël brenda të mbuluar me gjak.

Depërtuan brenda nga dritarja dhe gjetën pesë persona të tjerë, të qëlluar me armë zjarri.

Babai 31-vjeçar, nëna 29-vjeçare dhe djali i tyre 3-vjeçar u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Tre djemtë e tyre të tjerë – të moshës 5, 9 dhe 11 – u dërguan në një spital, ku dy prej tyre vdiqën.

Çifti ishte në proces divorci, dhe gruaja kishte marrë një urdhër mbrojtjeje ​​ndaj burrit një ditë para të shtënave, tha policia. Ndërsa është e paqartë nëse ky ishte shkaku, por policia beson se ai ishte në dijeni të tij.

"ende shumë herët jemi në hetime, por duket se është një rast tragjik i vrasjes dhe vetëvrasjes, pas problemeve në familje," tha inspektori i policisë.

Policia tha se ata iu përgjigjën një "shqetësimi për pronën"  vetëm disa javë më parë në 1 nëntor, kur burri – i cili nuk jetonte në shtëpi – u shfaq duke i kërkuar gruas firmën. Oficerët në atë kohë i dhanë gruas informacione se si të merrte një urdhër për të kufizuar takimet me të.

Që nga e diela, emrat e tyre nuk ishin publikuar zyrtarisht, por anëtarët e familjes i identifikuan prindërit si José Valdivia dhe Sabrina Rosario, njoftoi NBC, kurse tre fëmijët e vdekur: Enzie Valdivia, 3 vjeç, Zuriel Valdivia, 5 vjeç dhe Zeth Valdivia, 11 vjeç.

I tërë komuniteti është tronditur me ngjarjen dhe sidomos vrasjen e fëmijëve./NOA.al