Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të pasdites së sotme, në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku një shtetas që po udhëtonte me biçikletë u përplas për vdekje nga një makinë.
Automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç, sipas policisë, ndërsa pas aksidentit shoferi u shoqërua në komisarit, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion Paraprak i policisë
Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./NOA.al