Transmetuar më 18-11-2019, 21:21

Disa fëmijë në Gjermaninë Lindore kanë arritur që të zbulojnë municione të Luftës së Dytë Botërore.

Ata përdorën një magnet të fuqishëm të cilin e futën në një lumë.

Fëmijët telefonuan policinë kur bënë zbulimin afër qytetit të Ohrdruf.

Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje njerëzve të raportojnë çdo gjetje të tillë menjëherë dhe të mos i prekin municionet.

Bombat e pashpërthyera të WW2 gjenden shpesh në Gjermani, duke shkaktuar evakuime masive. /k.k/noa.al/