Transmetuar më 18-11-2019, 21:41

Një 23-vjeçar nga Rusia kishte bërë një marrëzi që të kishte më shumë ‘muskuj’ në trupin e tij.

Mësohet se ai kishte injektuar te krahët e tij 3 litra nga një lloj xheli me çmim të lirë.

I riu ka thënë se ky lloj xheli ishte i ngjashëm me vazelinën.

Për t’i hequr muskujt e rremë nga trupi i tij, atë e ka bindur modelja e famshmë Alana Mamaeva.

Ajo nisi një fushatë për të mbledhur fonde për operimin e të riut.

Ndërsa mjekët që kanë kryer operacionin e tij kanë thënë se ai është shumë me fat që dëmi që i ka shkaktuar xheli i lirë që ai injektoi nuk i është përhapur në gjithë trupin dhe se rrezikonte të vdiste.