Transmetuar më 19-11-2019, 08:00

Mbretëresha Elizabeth është inatosur me trashëgimtarin e kurorës, djalin e të birit Charles, princin William.

Ai dhe e shoqja Kate Middleton, dukët e Cambridge, janë shumë të dashur për popullin anglez, mirëpo edhe princi e ka thyer protokollin.

Gjithçka daton gjatë fejesës me Kate Middleton, të zyrtarizuar në 16 nëntor 2010, moment i cili është mjaft strikt dhe i nënshtrohet rregullave strikte të protokollit.

Madje mbretëresha duhet të jetë e para që ta marrë veshë një lajm të tillë, duke i dhënë bekimin.

Por siç shkruajnë këto ditë mediat angleze, William ka thyer protokollin. Kjo pasi ai i ka propozuar Kate gjatë një udhëtimi në Kenia dhe lajm,in e fejesës në vend të mbretëreshës, e kanë marrë vesh shokët e tij të udhëtimit Ian Craig dhe e shoqja Jane.

Mbretëresha Elizabeth nuk e pëlqeu aspak thyerjen e protokollit, ndonëse më tej e dha bekimin për çiftin e ri. /a.y/noa.al