Transmetuar më 19-11-2019, 08:14

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat më të dukshme paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Por mesdita dhe pasditja parashikohen të kenë shtim të vranësirave në territorin Shqiptar duke sjell rreshje shiu të cilat do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë C deri në 21 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/