Transmetuar më 19-11-2019, 08:30

Këtë të hënë, i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ ishte fituesi i ‘Big Brother 6’, Anaid Kaloti. Në studio është trajtuar tema ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’, dhe ai ka treguar për eksperiencat e veta.

Anaidi ka treguar se i ka ndodhur që pas një ndarjeje, ta kthejë dashurinë në miqësi duke vazhduar komunikimin me ishin. Por ai e ka provuar dhe anën tjetër të medaljes, atë kur mbyllet çdo lloj komunikimi. Kështu i ka ndodhur me modelen Oriola Marashi!

Vite më parë historia e tyre e dashurisë është përfolur shumë në media.

E pyetur nga moderatorja në lidhje me modelen, Anaidi është përgjigjur: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nukmenaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.”

Më pas nga këmbënguljet e moderatores, Anaidi ka treguar se ndjenjat nuk menaxhoheshin dot nga ana e tij.