Transmetuar më 19-11-2019, 09:38

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019, që përfundoi me vdekjen e Admir Muratajt.

Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle të tjera në banesat e të arrestuarve për grabitjen e Rinasit.

Kontrollet janë ushtruar në banesat e Elton Piklit dhe Renaldo Sulës, ku janë gjetur edhe dy shuma parash që dyshohet se janë të grabitjes së Rinasit.

Konkretisht i kanë gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës.

Nga ana tjetër, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin./b.l/noa.al/