Transmetuar më 19-11-2019, 09:53

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shpallur artistja e javës nga prestigjosia “Rolling Stone”.

Ajo ka patur një 2-vjeçar mëse të suksesshëm në karrierën e saj duke lançuar hit pas hiti që nga “New Rules” me të cilën u vlerësua me çmim “Grammy” tek “IDGAF”, “One Kiss” me Calvin Harris që kryesoi chart-et britanike.

Dua jo vetëm që nuk ka vendosur të ndalet me aq, por ka vazhduar të publikojë projekte të suksesshme muzikore. Bëhet fjalë për “Don’t Start Now”, prurja më e fundit e 23-vjeçares që po pëlqehet pa masë nga fansat.

Kënga e rrymës dance është renditur në top 40 në klasifikimin e “Billboard Hot 100” ndërsa në Irlandë zë vendin e parë.

Këto arritje e kanë bërë Duan artisten më të suksesshme të javës ndërkohë që tabloide të ndryshme po i kushtojnë artikuj të veçantë këngëtares shqiptare./bl/.l/noa.a