Transmetuar më 19-11-2019, 10:13

Nuk e duroi dot dhimbjen e vetëvrasjes së të fejuarës, dhe vendosi që ti japë fund jetës në të njëjtën mënyrë me të, pas gjashtë ditësh.

Është kjo historia tragjike dhe e dhimbshme që vjen nga Wigan në Britaninë e Madhe, që përfshin dy familje, atë të Chloe Spencer, 27 vjeçe dhe Adam Howarth, 29 vjeç.

Adam dhe Chloe po përjetonin një histori dashurie gjithë ulje-ngritje, por pavarësisht kësaj nuk hoqën dorë nga njeri tjetri.

Chloe duhet të takohej me Adam, por ky i fundit e kishte anashkaluar për të dalë me një shok. Mëngjesin pasues Chloe u gjet e vdekur në dhomën e gjumit, e varur.

Vetëvrasja e Chloe Spencer ndodhi gjatë muajit qershor dhe gjashtë ditë më pas, Adam Howarth, i doli përpara trenit dhe i dha fund jetës.

Pavarësisht dërgimit në spital, 29-vjeçari gjeti vdekjen pak orë më vonë. Gjatë muajve të fundit u bënë hetime të shumta, ku rezultoi se i riu nuk arrinte që të përballonte dhimbjen e vdekjes së të fejuarës dhe për këtë arsye u vetëvra.

Nëna e Adam tha para hetuesve se pas vdekjes së Chloe, pësoi shok, madje u trajtua dhe me psikolog.

Hetimet zbuluan gjithashtu se në të kaluarën Chloe Spencer, kishte pasur çrregullime mendore. /a.y/noa.al/