Transmetuar më 19-11-2019, 10:40

Lidhja e tyre ishte ndër më të komentuarat në faqet rozë. Loredana dhe Mozzik kanë sjellë hite të mëdha gjatë kohës kur shijonin historinë e dashurisë e tani po gëzojnë sukseset.

Me anë të një postimi në Instagram, Loredana nuk ka hezituar të tregojë se çfarë kanë arritur falë punës së palodhshme.

Reperja postoi foton me Mozzik, ku duket se kanë marrë një çmim të madh për bashkëpunimet muzikore.

Këtu tregoi hapur se ndihet krenare për çdo gjë që kanë bërë të dy si çift në të kaluarën.

Ndërkohë, historia e tyre ka shpresë për rikthim pasi Mozzik ka shprehur publikisht dashurinë për Loredanën duke shtuar se nuk do shkëpusin asnjëherë kontaktet pasi gëzojnë vogëlushen Hana.