Transmetuar më 19-11-2019, 10:58

Johnny Depp mund të jetë sërish beqar. Thuhet se ai mund të jetë ndarë nga e dashura e tij Polina Glen, e cila u frikësua nga fama e tij.

Aktori i "Piratëve të Karaibeve" filloi lidhje me kërcimtaren ruse në prill të këtij viti, dhe burimet thonin se ishin gati për tu martuar.

Thuhet se Polina ka vendosur të kthehet në Rusi dhe ndihet se u lidh në momentin e gabuar me yllin hollivudian.

Një burim pranë Dailymail tha: "Polina e urrente vëmendjen që po i sillte lidhja dhe i dukej e frikshme. Tani, ajo do kthehet në Rusi dhe i ka thënë Johhnyt se planet e martesës ishin çmenduri."

Sa i përket diferencës 32-vjeçare në moshë, Polinës nuk i ka bërë asnjëherë përshtypje dhe nuk u dashurua me Johhny për shkak të famës.