Transmetuar më 19-11-2019, 12:08

Një turiste britanike ka ndërruar jetë pasi një marrëdhënie seksuale nuk shkoi ashtu siç duhet.

Grace Millane ndërroi jetë më 1 dhjetor 2018, një natë para ditëlindjes së saj, kur ishte në Zelandën e Re.

27-vjeçari që po kryente marrëdhënie me të mohon të ketë ndodhur vrasje.

Sipas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Auckland, Grace ndërroi jetë për shkak të mbytjes gjatë seksit konsensual. Edhe akti i çmendur u krye nga dëshira e të dyja palëve, por duket se djali nuk arriti të kontrollonte forcën e ushtruar dhe i mori jetën.

Megjithatë, ai nuk e quan veten fajtor. Pas hetimeve u zbuluar se ata u njohën në aplikacionin Tinder dhe për disa orë qëndruan në dhomën e tij të hotelit në Auckland.