Transmetuar më 19-11-2019, 12:45

Pak javë më parë, këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi, u rikthye në muzikë me një hit kushtuar dashurisë dhe sigurisht që u pëlqye jashtë mase nga fansat e tij!

Madje këta të fundit e kanë surprizuar Florin duke i dhuruar një bllok plot me dedikime të ëmbla.

“Kur të mbushet shpirti plot”, shkruan Flori teksa publikon videon në Facebook për të falenderuar fansat e tij të zjarrtë.

Blloku i bërë enkas për Florin nis duke e quajtur kantautorin “Mrekullia ime”, dhe është e mbushur plot me fotot e fjalë të dashura për të.

“Thjesht t’du” ka vetëm një javë që është publikuar dhe që tani ka marrë më shumë se 3,5 milionë klikime në YouTube./b.l/noa.al/