Transmetuar më 19-11-2019, 13:04

Modelja Heidi Lushtaku dhe sportisti Robin Krasniqi thuhet se nuk janë më bashkë.

Pas tre vitesh, ata kishin planifikuar që të organizonin dasmën, për të cilën Heidi thoshte se do e bënin tërësisht moderne.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre, por nuk ndiqen më në Instagram dhe nuk publikojnë më fotografi bashkë.

Robini nuk ka asnjë postim me Heidin, ndërsa modelja e ka të fundit para 19 javësh. Aty është me ish-partnerin dhe nënën e tij të ndjerë.

Mbetet për tu parë nëse do kemi ndonjë reagim nga çifti për këtë ndarje të papritur.