Transmetuar më 19-11-2019, 13:51

Shumë shpejt, moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani do të bëhen prindër.

Ajo ka realizuar një set fotografik ku vë në pah barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe me një grim të lehtë, Fatma duket më e ëmbël se kurrë dhe pa dyshim që ky është nuri i shtatzënisë.

Para disa javësh, moderatorja zbuloi gjininë e foshnjes duke treguar se do bëhen prindër të një djali.

Ajo dhe Alfio shijuan disa ditë pushime në Stamboll, të cilin e quajnë "Udhëtimi i parë i të treve".