Transmetuar më 19-11-2019, 18:22
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Viktima është identifikuar me inicialet S.B, 65 vjeç, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Ai u përplas nga një furgon që drejtohej nga një 21-vjeçar me inicialet I.M, 21 vjeç.

Ky i fundit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.  /k.k/noa.al/