Transmetuar më 19-11-2019, 18:40

Albërije Hadërgjonaj ka reaguar sot pas deklaratës së bërë publike nga Mario Dedivanovic, i cili pranoi për herë të parë publiksisht se është gay.

Në eventin "American Influencer", grimieri me famë botërore tha se ka prirje homoseksuale, ndërsa këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, e konsideroi atë personazh ikonë dhe tepër të veçantë.

"Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë!"

"Zoti na bëri të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të bukur ndonjëherë".

"Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Jam shumë krenare për ty", shkroi një mesazh në anglisht në Instagram, Albërija, dedikuar grimerit shqiptar me famë botërore./NOA.al