Transmetuar më 19-11-2019, 20:10

Moderatorja Dajana Shabani ka bërë me dije se fotot e saj janë përdorur nga një aplikacion online.

Ky fakt e ka revoltuar tej mase, saqë në një reagim në rrjetet sociale ajo ka reaguar mjaft ashpër.

"Në aplikacionin Tinder janë përdorur fotot e mia nga e ashtuquajtura ‘Frensis’. Frensis nëse të gjej, do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e fakultetit të mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje", shkruajti Dajana në Instagram.

Dajana është shumë aktive në rrjetet sociale. /k.k/noa.al/