Transmetuar më 19-11-2019, 20:31

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:20, në rrugën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Vragoli.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete.

Mediat vendase, të cilat citojnë burime policore, tregojnë se nga ky aksident masiv, kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Ata janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Organet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit /a.k/noa.al/