Transmetuar më 20-11-2019, 08:15

Vendi ynë vijon të jetë me vranësira dhe rreshje shiu që në orët e para të mëngjesit, ku më të fokusuara shirat do të jenë në zonat Jugore.

Ndërsa duke filluar nga mesdita dhe në orët vijuese parashikohet përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve atmosferike.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë C deri në 20 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/