Transmetuar më 20-11-2019, 08:45

Tre shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për vepra të rënda penale, janë ekstraduar drejt shtetit fqinj.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më 9 mars 2017, kanë lëshuar ndaj tij urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu u ekstradua edhe K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

I ekstraduari i tretë është R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më 19 janar 2018, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë. /a.y/noa.al/