Transmetuar më 20-11-2019, 09:06
Foto ilustruese

Grabitet në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të marte një banesë në Fushë Milot.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Taf Shabanit në Fushë Milot, ndërsa në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij.

Tre persona të cilët i janë prezantuar gruas si shokët e djalit që ka në Itali, kanë vënë në jetë planin e tyre.

Dy prej tyre janë ngjitur në katin e dytë të banesës ku kanë hapur kasafortën ku familja mbante paratë dhe i kanë marrë, bashkë me disa sende me vlerë, teksa tjetri mbante gruan me muhabet.

Gruaja e cila ka probleme me shikimin thotë se nuk i ka njohur, ndërkohë që policia është lajmëruar kur Taf Shabani është kthyer në banesë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al/