Transmetuar më 20-11-2019, 09:19

Policia e Durrrësit thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, duke vënë në pranga një person.

Gjatë pasdites së të martës u bë arrestimi i N. M., 55 vjeç, banues në Durrës.

I ndaluari pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë 41-vjeçarin K. R., banues në Durrës.

Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. /a.y/noa.al/