Transmetuar më 20-11-2019, 09:37

Në këtë video të shkurtër shihet një çift tifozësh të cilët marrin pjesë në një ndeshje hockey në Toronto të Kanadasë.

Teksa ekipi i Maple Leafs është duke humbur kundër Pittsburgh Penguins, vajza merr telefonin për të bërë një selfie.

Si me magji shfaqet një buzëqeshje në fytyrat e dy të rinjve, e cila zhduket po aq shpejt një çast më vonë.

Një moment i cili nuk shpëtoi pa u vënë re nga një i pranishëm që filmoi gjithçka.

Kjo video u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale duke u shoqëruar me fjkalët, “Kjo selfie tregon se sa i rremë është Facebook dhe Instagram”. /a.y/noa.al/