Transmetuar më 20-11-2019, 09:50
Foto ilustruese

Një person i cili ka shkuar në spitalin e Fierit i plagosur gjatë mbrëmjes së të martës, ka përfunduar i arrestuar.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Edion Nallbani, me banim në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gjatë kontrollit personal ju gjetën shtatë fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. /a.y/noa.al/