Transmetuar më 20-11-2019, 10:01

Ertemiona Mejdani, ish-Miss Shqipëria prej vitesh është në një lidhje dashurie me këngëtarin Devis Xherahu dhe çifti duken shumë të lumtur bashkë. Ertemiona ishte së fundmi edhe protagoniste e klipit të ri të Devisit “Tjetër bën e tjetër thua”.

“Të punosh me Devis gjërat janë shumë të thjeshta, pasi është profesionist dhe i ka idetë e qarta se çfarë do. Nuk ishte e menduar në fakt. Ndërkohë që isha duke i sugjeruar disa vajza për në klip, Devit i lindi një ide e menjëhershme duke më thënë: “Po sikur të jesh ti? Në fillim e kalova, duke i treguar vajzën e radhës, por pashë që insistimi i tij ishte bindës. Dhe ja ku jemi. Normalisht që në këtë videoklip gjithçka ka qenë më e thjeshtë dhe e familjarizuar. Ajo që jemi në jetë, na i thjeshtëzon dhe gjërat në profesion”, është shprehur Ertemiona në një intervistë për “Panorama plus”.

E pyetur si ndihet kur e sheh Devisin me vajza të tjera në klipe, Ertemiona u përgjigj, “Në fakt, unë merrem vetë me përzgjedhjen e vajzave kur bëhet fjalë për klipet e Devit. I rishohim bashkë dhe zgjedhim më të mirën, për të mirën e punës dhe pse jo, duke u dhënë një mundësi vajzave të reja që dëshirojnë t’u jepet një mundësi. Nuk ngatërroj kurrë anën profesionale me atë personale”.

“Mund t’ia dalim, sepse parim kryesor kemi dashurinë. Kur shohim që një nga planet e karrierës sonë mund të na e rrezikojë marrëdhënien, atëherë nuk e marrim fare si iniciativë. Sigurisht, dashuria ka sakrifica dhe ne nuk është se kemi sakrifikuar pak për të qenë këtu ku jemi”, është shprehur Missi.

Ertemiona foli edhe për martesën duke u shprehur se në dasmë do ftojnë njerëzit e tyre më të dashur. “Nuk di të them se kush do të jenë VIP-at, por di të them me siguri që do të jenë vetëm personat, që zemra jonë i do dhe i çmon për atë që janë për ne”, tha ajo.