Transmetuar më 20-11-2019, 10:45

Një modele dhe trajnere palestre është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja therjeje dhe është qëlluar me plumb në kokë. Mediat lokale thanë që u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës pasi  u përpoq ta kontaktonte por nuk merrte përgjigje.

Në momentin që hyri brenda, kuptoi që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur pasi u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.

Disa dëshmitarë u thanë autoriteteve lokale një burrë ishte larguar nga shtëpia me makinë të kuqe. Ende po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.