Transmetuar më 20-11-2019, 10:55

Një studente e shkëlqyer u gjet e vdekur në shtratin e saj pasi ndoqi një dietë të rrezikshme. Shokët e saj të dhomës e gjetën të pajetë. Lindsey Bone, 20 vjeç kishte marrë shtesa me uthull molle për të larguar oreksin e saj për dy vjet. Lindsey kishte filluar gjithashtu të merrte ilaçe kundër depresionit dhe medikamente ankthi që kur babai i saj vdiq në maj 2018.

Studentja e Universitetit Sussex kishte filluar gjithashtu një program të rreptë diete në javët para vdekjes së saj, përfshirë agjërimin. I dashuri i saj Jamie tha që Lindsey ishte në ankth dhe e vendosur për të humbur peshë.

Ditari i Lindsey përmbante rregullat që ajo i kishte vendosur vetes, të tilla si "ngrënia jo më shumë se 1200 kalori në ditë" dhe "karbohidratet vetëm një herë në ditë".

Abaliza nxorri se rezultati i vetëm pozitiv i testit të gjakut ishte një "nivel i ngritur i acidit në gjak", i cili quhet acidosis. Trupi juaj ka një mënyrë natyrale për të balancuar acidet dhe alkalet dhe mund të ndikohet nga dieta, proteina shumë të larta dhe dieta me yndyrë të ulët, veçanërisht nëse ka pasur agjërime.

Është e qartë që uthulla është acid dhe ne nuk e dimë se çfarë sasie ajo ka konsumuar. Është raportuar se aciditeti i uthullës mund të ishte shtuar edhe nga përdorimi i antidepresantëve, por mjeku e konsideroi të pamundur.

"Ajo që mund të kishte kontribuar është ankthi dhe depresioni. Çdo recetë përfshin një element të rrezikut. Ne nuk mund të shmangim rreziqet për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm. Ne biseduam për uthull molle por kishte edhe gjëra të tjera që ajo mori dhe ekziston mundësia që atë ditë, një ditë diete, të ketë pasur ndonjë ndërveprim por nuk e di”, tha mjeku./b.l/noa.al/