Transmetuar më 20-11-2019, 11:07

Quhet “J Hotel” dhe është thesari i fundit i ekipit bardhezi italian.

I përfunduar qysh prej muajit korrik, ai u prezantua vetëm këtë të hënë nga Andrea Agnelli.

Bëhet fjalë për një strukturë hoteliere prej 11 mijë metrash katorë dhe me 138 dhoma.

Në të ndodhet një restorant me 200 vende të mbuluara dhe 60 të hapura, një Spa dhe një sallë konferencash.

Në Itali ky është hoteli i parë i një kulbi futbolli. Një pjesë e hotelit është e rezervuar për lojëtarët e skuadrës, ndërsa pjesa tjetër për tifozët dhe turistët. /a.y/noa.al/