Transmetuar më 20-11-2019, 11:05

Reperi Getinjo ka sjellë projektin e ri muzikor "Une" të cilin ia dedikon vetes dhe jetës që ka kaluar.

Në klipin e këngës flet për dashurinë për muzikën, femrat, jetën luksoze që ka arritur por pa lënë pas historinë e tij në burg.

Në një prej frazave të tekstit, reperi thotë: "Më kanë hequr bukën, kam jetuar i uritur."

Me këtë duket se i referohet të kaluarës, por Getinjo shprehet optimist se tashmë e ka marrë veten dhe ha me dy lugë.

Brenda një dite, reperi ka arritur më shumë se 50 mijë klikime në Youtube dhe pritet që të ketë suksese më të mëdha.