Transmetuar më 20-11-2019, 11:14

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i Arbi Garden, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve. Mësohet se dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar, pasi ulet 1/3.

Për shoferin Aramndo Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 18 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.

Në fund të muajit shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj tre të pandehurve.

Sipas prokurorit të çështjes, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, kishte si rol transportin e lëndës narkotike nga Kolumbia deri në Shqipëri, ndërsa dy të pandehurit ishin përzgjedhur prej tij për të marrë ngarkesën nga Durrësi, duke e dërguar në magazinën në Shijak ku dhe u kap nga policia.

Por avokati i shoferit Armando Pezaku dhe menaxherit të kompanisë Donald Lushaj, kane deklaruar në gjykatë se nuk kanë asnjë lidhje me ngarkesën e drogës, dhe për më tepër akuzojnë prokurorinë se e ndërpreu operacionin pa lenë që droga të shkonte në destinacionin final.

Ata kërkojnë prova që i lidhin të akuzuarit me njëri-tjetrin në formën e grupit te strukturuar. Për këtë ngrkesë në pranga ranë menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të "Arbri Garden" në Maminas, ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro. /b.l/noa.al/