Transmetuar më 20-11-2019, 11:52

Tyga festoi 30-vjetorin e lindjes të martën dhe të gjithë mësuan kush është e dashura e tij.

Reperi zgjodhi të shijonte jahtin luksoz në bregun e St.Barts me Ana Beatrix Boaretto, e cila dyshohet të jetë partnerja e tij. Është vënë re ngjashmëria e madhe e saj me sipërmarrësen Kylie Jenner.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo Tyga nuk e ka harruar ende ish-të dashurën. Kujtojmë se të dy shijuan për një kohë të gjatë historinë e dashurisë, por gjithçka mori fund.

Arsyet e ndarjes nuk u bënë publike por thuhej se Kylie donte të bëhej nënë dhe Tyga nuk ishte gati. Më pas, sipërmarrësja krijoi lidhjen me Travis Scott, me të cilin gëzon një vajzë.

Kohët e fundit ka patur krizë në historinë e tyre dhe të gjithë po flasin për një rikthim të mundshëm mes saj me Tygën.