Transmetuar më 20-11-2019, 12:34
Foto ilustruese

Katër studentë janë arrestuar pasi sulmuan një shok klase autik, i cili u gjet i gjakosur në një gjimnaz në Kentucky.

17-vjeçari u gjet nga një student tjetër në tualetin e shkollës, i cili nuk ishte i përfshirë në sulm.

Ngjarja ndodhi këtë të martë dhe autoritetet kanë arrestuar Damon Simmons, 18 vjeç, i akuzuar për sulm.

Disa pamje tregojnë Simmons dhe tre studentë të tjerë që ndjekin viktimën deri në tualetin e shkoklës. Thuhet se njëri prej tyre ruante derën, ndërsa të tjerët e rrahën derisa e lanë pa ndjenja.

Adoleshenti u dërgua me urgjencë në spital, ku deri tani ka bërë ndërhyrje për brinjë dhe dhëmbë të thyer.