Transmetuar më 20-11-2019, 13:00

Kejvina Kthella prej disa ditësh ka qenë në qendër të mediave, për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

Ndonëse një ditë më parë prokuroria i ktheu telefonin, por makinën dhe llogaritë bankare ia ka bllokuar, bukuroshja seksi ka shpërthyer në rrjet rreth lajmeve për të.

“Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti”, shkruan në anglisht modelja në Instagramin e saj. Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit për Redjan Rrajën.

Edhe Apeli gjatë ditës së sotme la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke bërë që Rraja të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes së funksionarit publik”, “Vrasje e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtje pa leje”. Arrestimi i tij u bë tre ditë pas ngjarjes duke tentuar të largohej drejt Malit të Zi.

Shkak për rënien në gjurmët e 34-vjeçarit u bënë një palë syze të gjetura në makinën tip ‘Benz’ me targa AA 234 LM, të cilën atentatorët e braktisën pas ngjarjeve.

Pikërisht shenjat e gishtave të gjetura në syze e “morën më qafë” Rrajën, pasi përkonin me të tijat. /b.l/noa.al/