Transmetuar më 20-11-2019, 13:15
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në Durrës.

Rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish-Këneta”, mjeti tip “Ford”, me drejtues 24-vjeçarin H.K., ka aksidentuar një këmbësore.

Për pasojë shtetasja Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/