Transmetuar më 20-11-2019, 13:38

Këngëtarja Baby G ka postuar një fotografi me një përshkrim tepër të dyshimtë.

"Just got married", shkruajti ajo në imazhin e postuar në Instagram ku pozonte pranë Miss-it Amela Kalari.

Amela është veshur me fustan të bardhë nusërie dhe është ulur në karrigen e një pianoje, ndërkohë që Baby G qëndron sipër saj.

Fotografitë janë realizuar para disa ditësh dhe mendohet që të jetë thjesht një shaka mes mikeshash. Ndërkohë, Baby G po qëndron në Shqipëri, por nuk dihet nëse po punon për ndonjë projekt të ri muzikor.

Fansat janë në pritje dhe këtë ia bëjnë të ditur shpesh herë me komente në fotografitë e saj.