Transmetuar më 20-11-2019, 13:51

“Kam shumë frikë të vdes, pa i parë fëmijët e mi të rritem”. Është kjo deklarata e bërë nga këngëtari Elton John, në një intervistë për televizionin ‘BBC’, duke treguar disa anë personale të tij, pasi rrezikoi të vdiste.

Këngëtari 72-vjeçar, tregoi se rrezikoi jetën prej kancerit dhe se zhvilloi një infeksion të rrezikshëm në vitin 2017.

“Isha shumë pranë vdekjes dhe në atë moment mendimi se nuk do i shihja fëmijët e mi të rriteshin, ishte dhimbja më e madhe”, u shpreh këngëtari.

Elton John është i martuar me David Furnish, dhe ka dy fëmijë Zachary dhe Elijah.

Këngëtari britanik tregon se ia doli vetëm nga dëshira për të qenë pranë fëmijëve. Po ashtu ai tregon se gjatë kësaj periudhe u afrua shumë me të. /a.y/noa.al/