Transmetuar më 20-11-2019, 14:05

Policia e Shtetit nis verifikimin pasuror për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, për pastrim parash.

Prej disa ditësh, Policia me anë të një kërkese i ka kërkuar informacion bankave për llogaritë bankare të Kajmakut. Kërkesa për është dërguar edhe në Hipotekë.

Ndërkohë më herët u mësua se prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Dhoma e Noterëve të njoftojnë organin e akuzës nëse Kajmaku paraqitet për prokurë.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 nëntor me akuzën e falsifikimit.

Ai u shpall në kërkim, pasi dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 nëntor duke falsifikuar dokumentet./b.l/noa.al/