Transmetuar më 20-11-2019, 14:13

Abuzon seksualisht me dy vajzat e tij të adoptuara, por do i shpëtojë burgut. 49-vjeçari Steven Wells, nga Indiana, SHBA, pranoi se ka përdhunuar për vite me radhë dy vajzat e tij, njëra 14 dhe tjetra 13 vjeç.

Më e vogla prej tyre është edhe me aftësi të kufizuara dhe me kapacitet mendor të një fëmije 7 vjeç. Por pavarësisht se pranoi abuzimin, babai nuk do të shkojë në burg.

Denoncimi ndaj tij u bë nga vajza e madhe pranë një qendre për të rinjtë. Adoleshentja tregoi atë që ajo dhe e motra pësonin, shkruan noa.al.

Ajo tha se nuk donte që i ati të shkonte në burg, por pavarësisht kësaj, denoncimi u bë.

49-vjeçari u dënua vetëm pasi u zbulua se abuzimet zgjasnin prej së paku pesë vitesh. Gjykata e dënoi Wells me gjashtë vite burg, por në Apel në vendimin e kësaj të marte, ai arriti që të siguroj pezullimin e dënimit. /a.y/noa.al/